Margaret Keenan, personi i parë që ka marrë vaksinën anti-COVID të Pfizer/BioNTECh jashta provave, ka marrë sot edhe dozën e dytë të kësaj vaksine.
Spitali Universitar i Coventryt ka konfirmuar se 90-vjeçarja e ka marrë dozën e dytë, 21 ditë pasi e mori të parën.
“Ne jemi të lumtur të mirëpresim Margaret Keenanin në Spitalin Universitar të Coventryt sot, e cila sigurt ka pranuar edhe dozën e dytë të vaksinës. Ajo ishte bërë personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizerit pas aprovimit klinik”, ka thënë profesori Andy Hardy, raporton BBC.
Mësohet se William Shakespeare, personi i dytë që mori vaksinën anti-COVID të Pfizer/BioNTech, nuk ka marrë dozën e dytë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq 81-vjeçari Shakespeare, burri i parë që mori vaksinën anti-COVID
-
William Shakespeare, i dyti në botë që merr vaksinën kundër koronavirusit
-
Një 90-vjeçare, personi i parë në botë që merr vaksinën e “Pfizerit” kundër koronavirusit
-
Vaksinat kundër Covid-19 shpëtuan më shumë se 20 milionë jetë
-
Një vit nga vaksinat, si ndryshoi rrjedha e pandemisë