Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përsëri zjarr në Londër

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është përhapur një zjarr i madh në qendrën tregtare Camden në Londër, një atraksion i njohur turistik.

Dhjetë lokomotivë e më shumë se 70 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të fikur zjarrin i cili ende nuk dihet si u shkaktua, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Brigada e zjarrfikësve ka njoftuar se tre katet e para dhe kulmi i një ndërtese ishin nën flakë të mëdha të zjarrit.

Kjo qendër tregtare ka më shumë se 1000 dyqane të ndryshme, përfshirë edhe ushqimore e madje edhe objekte argëtuese.

Ajo është hapur në vitin 1974, ndërsa sot ka më shumë se 28 milionë njerëz që e vizitojnë çdo vit.

Kjo qendër tregtare, edhe në shkurt të vitit 2008 është goditur nga zjarri.

Edhe Zjarr në aeroportin Heathrow të Londrës Botë 9 muaj më parë Zjarr në aeroportin Heathrow të Londrës

Ky është incidenti i dytë më i madh në Londër nga zjarri, pas atij në ndërtesën Grenfell Tower, ku vdiqën të paktën 80 persona, 21 prej të cilëve janë identifikuar zyrtarisht.