Udhëtarët kanë zvarritur disa aktivistë mjedisorë nga çatia e një treni në Metronë e Londrës. Aktivistët e “Extinction Rebellion” u ngjitën në trena në Stratford, Canning Town dhe Shadwell gjatë orës së pikut, të enjten.
Disa linja të metrosë ishin pezulluar më herët pjesërisht. E vonesa të vogla ende raportohen në disa linja, transmeton KTV. Katër protestues janë arrestuar, kanë bërë të ditur autoritetet britanike.
Tash e disa javë, lëvizja “Extinction Rebellion” proteston kundër ndryshimeve klimatike, anembanë Britanisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktivistët klimatikë shpërfillin policinë, vazhdojnë protestat në Londër
-
Londra në kaos, punonjësit e hekurudhave mbajnë grevë në kryeqytetin britanik
-
Arrestohen në Londër 135 aktivistë për mbrojtjen e kushteve klimatike
-
Britani, autoritetet do t’i ndjekin penalisht më shumë se 1.000 protestues
-
1.000 të arrestuar nga protesta ambientaliste njëjavore në Londër