Të shtunën, kur skadon dhe afati i vendosur ndaj presidentit venezuelian Maduro për shpalljen e zgjedhjeve të reja, në Venezuelë do të ketë protesta kundër tij. Por në shesh do të jenë dhe mbështetës të Maduros, të cilët akuzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se duan të pushtojnë vendin.
Opozita ndaj presidentit Maduro në Venezuelë do të zbresë sërish në shesh. Një javë pas vetëshpalljes si president, Huan Guaido, deri një muaj më parë i panjohur, po përgatitet që të prezantojë planin e tij të veprimit pasi ka marrë sërish mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump.
Në protestat e së mërkurës Guaido u shpreh se ishte ndërtuar një mazhorancë, e cila kishte tashmë mbështetjen ndërkombëtare dhe atë të parlamentit. Ai tha se i duhej dhënë fund abuzimeve dhe të krijohej një qeveri tranzicioni për organizimin e zgjedhjeve të reja në vend, transmeton abcnews.
Guaido pranoi se në javët e fundit ishin mbajtur takime sekrete me disa drejtues të lartë të ushtrisë venezueliane, mbështetja e së cilës do të ishte vendimtare.
Por kryetari i parlamentit të vendit nuk foli fare pë faktin se Maduro u deklaruar i gatshëm të ulej në tryezën e bisedimeve me opozitën, pa vënë në diskutim se mandati i tij skadon në vitin 2025. Mbështetësit e Maduros pretendojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të pushtojnë vendin për të përmbysur regjimin.
Moska ndërkohë ka mbështetur publikisht Maduron, në një moment që tensionet në vend po përshkallëzohen, në pitje të protestës dhe anti protestës së të shtunës. Rreziku është ai i përplasjeev të përgjakshme, aq sa Papa Francesko u shpreh se i trembet një numri të madh viktimash.
Edhe
Maduro kërkon ndihmën e Norvegjisë në bisedimet me Guaidon
Lideri i opozitës në Venezuelë Guaido, deklaroi se brenda një jave janë vrarë 70 të rinj nga forcat speciale nën urdhërat e Maduros. Edhe presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se kishte parë prova sipas të cilave në vend po ndodhin gjëra të tmerrshme.
Sipas presidentit të vetëshpallur të Venezuelës Huan Guaido, Maduro ka humbur kontrollin e vendit dhe populli po vuan. Në një intervistë për mediat italiane Guaido shpjegoi se brenda një jave janë vrarë 70 të rinj nga forcat speciale të policisë, 700 persona janë burgosur, prej të cilëve 80 janë të mitur.
Situata në vend po përshkallëzohet një fakt ky i konfirmuar dhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Në një intervistë për New York Times, kreu i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se ka parë prova se në Venezuelë po ndodhin gjëra të tmerrshme. Ai theksoi se administrata e tij nuk po bën asgjë për sa i përket opsioneve ushtarake në Venezuelë. Por Trump theksoi se një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen.