Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasje me Johnsonin, dorëhiqet ministri britanik i Financave

Ministri i Financave, Sajid Javid, ka tronditur skenën politike në Britani të Madhe, duke dhënë dorëheqje të befasishme nga posti, në ditën kur kryeministri, Boris Johnson, e riorganizoi Qeverinë e tij konservatore.

Javid e mori një vendim të tillë shkaku i mospajtimeve me Johnsonin rreth kërkesës së tij për shkarkimin e ekipit të këshilltarëve. Ai e refuzoi kërkesën, duke thënë se “asnjë ministër që ka respekt për veten” nuk do ta pranonte këtë kusht, raporton Reuters.

Në përpjekje për të shmangur thellimin e përplasjeve, Johnsoni e emëroi menjëherë sekretarin kryesor të Thesarit, Rishi Sunak, për pasues të tij.

Në paraqitjen e tij të parë si ministër i ri i Financave, Sunak tha se krejt çka mbetet për t’u bërë është që t’i mvishet punës.

Sunak ka qenë ndryshe përkrahës i fuqishëm i fushatës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, në kohën e referendumit për Brexit. Megjithëkëtë, ai votoi tri herë për marrëveshjen e divorcit me BE-në të ish-kryeministres, Theresa May, transmeton KTV.

Edhe Ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, kryeson garën për kryeministër të Britanisë Botë Ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, kryeson garën për kryeministër të Britanisë

Ai njihet si përkrahës i kahershëm i Johnsonit dhe shpesh ka bërë paraqitje publike në mbështetje të kryeministrit.

Me riorganizimin e Qeverisë, Johnsoni synonte fuqizimin e autoritetit të tij në prag të shpalosjes së vizionit për Britaninë jashtë Bashkimit Evropian.