Gjatë një fjalimi të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në parlamentin izraelit, janë bërë një sërë përpjekjesh për ta ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë, raporton Sky News.
Sipas raporteve të Kompanisë Publike të Transmetimeve Izraelite, këto përpjekje u ndaluan nga Knesset dhe Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit.
Zelensky në parlamentin izraelit sot ka thënë se ata duan të jetojnë porse fqinjët e tyre i duan të vdekur.
“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas. Prandaj kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori, luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë ai.
-
Zelensky për Krishtlindje uron që Putini të vdesë
-
Zelensky thotë se aleatët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe
-
Zelensky: Duhet ta shtojmë presionin mbi vrasësit
-
Çfarë u tha Zelensky shefave evropianë gjatë samitit në Bruksel
-
Zelensky: Putini po përpiqet t’i zvarrisë bisedimet për të vazhduar luftën