Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytjet në Azinë Jugore lanë të vdekur 1200 njerëz, por askush nuk po flet për ta

Megjithëse uragani Harvey është duke dominuar nëpër mediat më të mëdha në botë, Teksasi nuk është i vetmi vend që u shkatërrua nga përmbytja.

Azia Jugore tashmë është neglizhuar tërësisht, shi e furtunë të madhe ka pas pothuajse gjatë tërë muajit gusht e 1200 njerëz kanë mbetur të vdekur, përderisa në Texas raportohen 37 persona të vdekur deri tani, transmeton Koha.net.

Fshatrat e varfra në Azinë Jugore nuk kanë asnjë mundësi të strehohen diku, madje as ushqim e ilaçe, përfshirë edhe fëmijët e foshnjat.

Miliona njerëz janë zhvendosur dhe tani po enden nëpër rajon për të kërkuar ndihmë.

Më poshtë gjeni disa fotografi të njerëzve të mbijetuar dhe vendi i cili është përmbytur.

{gallery}

Edhe Nga përmbytjet në Azi mbi 1.200 viktima Botë Nga përmbytjet në Azi mbi 1.200 viktima