Përmbytjet katastrofale të tilla si ato që goditën Evropën kohën e fundit, mund të bëhen shumë më të shpeshta si rezultat i ngrohjes globale, thonë studiuesit.
Modelet kompjuterike me rezolucion të lartë sugjerojnë që stuhitë në lëvizje të ngadaltë mund të bëhen 14 herë më të zakonshme në tokë deri në fund të shekullit në një skenar edhe më të keq. Sa më ngadalë të lëvizë një stuhi, aq më shumë shi hedh në një zonë të vogël dhe aq më i madh është rreziku i përmbytjeve serioze.
Studiuesit tashmë e dinin që temperaturat e larta të ajrit të shkaktuara nga kriza e klimës nënkuptojnë që atmosfera mund të mbajë më shumë lagështi, e cila nga ana tjetër ka çuar në reshje më ekstreme. Analiza e fundit, megjithatë, është e para që vlerëson rolin e stuhive në lëvizje të ngadaltë në shkaktimin e reshjeve ekstreme në Evropë.
Stuhitë e vëzhguara në studimin e ri lëvizin edhe më ngadalë se ato që zhytën Gjermaninë, Holandën dhe vendet e tjera gjatë javës së kaluar dhe kështu që do të çonin në reshje akoma më ekstreme dhe përmbytje. "Simulimet japin idenë se mund të ndodhë edhe më keq”, ka thënë Abdullah Kahraman, udhëheqës i studimit.
Profesoresha Lizzie Kendon ka thënë se: “Ky studim tregon se përveç intensifikimit të reshjeve me ngrohjen globale, ne gjithashtu mund të presim një rritje të madhe të stuhive me lëvizje të ngadaltë. Kjo është shumë e rëndësishme për përmbytjen e fundit të parë në Gjermani dhe Belgjikë, e cila nxjerr në pah ndikimet shkatërruese të stuhive me lëvizje të ngadaltë”.
Edhe
A është ndryshimi klimatik shkaktari i përmbytjeve në Gjermani?
Shkencëtarët mendojnë se ngrohja e shpejtë e Arktikut mund të jetë shkaku kryesor i ngadalësimit të sistemeve të motit, duke ngadalësuar erërat e nivelit të lartë, shkruan The Guardian.
Studimi tregoi që rritja më e madhe e stuhive me lëvizje të ngadaltë mbi tokë ishte në verë. "Në verë, veçanërisht në gusht, rritja më e lartë ndodh në një pjesë të madhe të kontinentit evropian," tha Kahraman.