Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një anije u përmbys në bregdetin turk të Detit të Zi, raportuan autoritetet turke.
”Shtatë prej 13 personave në bord u shpëtuan”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, AA.
Sipas saj, skuadrat e shpëtimit përdorën dy anije, katër helikopterë dhe një aeroplan.
Anija tregtare që udhëtonte nën flamurin panamez u mbyt për arsye ende të panjohura në orën 08:00, 130 kilometra larg brigjeve të krahinës së Samsunit.
Sipas shtypit nëntë nga personat në bord janë nga ukrainas, dy janë azerë dhe dy janë rusë.
Artikuj të ngjashëm
-
Fundoset anija me migrantë, 4 të vdekur dhe 30 të zhdukur
-
Nëntë migrantë vdesin pas përmbytjes së anijes në Turqi
-
Gjashtë persona humbin jetën pas fundosjes së anijes në Turqi
-
Pesë të vdekur në Turqi pasi varka me emigrantë u përplas me një anije të rojës bregdetare
-
Fundoset nëndetësja afër Egjiptit, të paktën gjashtë të vdekur