Presidenti izraelit, Reuven Rivlin dhe homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, zbuluan sot monumentin në përkujtim të viktimave të masakrës së Munihut, vrasjen e atletëve izraelitë në vitin 1972 në Olimpiadën e Munihut.
Organizata ”Shtatori i zi”, një grup terrorist palestinez, mori peng pjesëtarët e ekipit olimpik izraelit në Lojërat Olimpike të vitit 1972, në një përpjekje për të liruar të burgosurit e mbajtur nga Izraeli.
Gjatë operacionit të shpëtimit vdiqën 11 atletë dhe një oficer policie,gjithashtu, u vranë edhe pesë terroristë.
Në ceremoninë e përkujtimores së viktimave të masakrës së Munihut, morën pjesë gjithashtu, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe kryeministri i shtetit jugor të Bavarisë të Gjermanisë, Horst Seehofer.
-
Netanyahu paralajmëron intensifikim të sulmeve ndaj Iranit në ditët në vijim
-
Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin
-
Rubio premton kthimin e të gjithë trupave të pengjeve në Izrael
-
Netanyahy zotohet të kapë ata që ndihmuan në sulmin në Jerusalem
-
Hegseth në Francë nderon ushtarët që dëbuan forcat e Gjermanisë naziste