Presidentët e Gjermanisë dhe Izraelit morën pjesë dje në përurimin e një përmendoreje për 11 atletët izraelitë dhe një polic gjerman të vrarë 45 vjet më parë gjatë një sulmi nga një grup militant palestinez në Lojrat Olimpike të Mynihut.
Bashkë me presidentët Frank-Walter Steinmeier dhe Reuven Rivlin në Parkun Olimpik të Mynihut, siç transmeton “Zëri i Amerikës”, ishin edhe të afërmit e viktimave.
Më 5 shtator 1972, tetë anëtarë të grupit palestinez Shtatori i Zi kaluan gardhin e pambrojtur të fshatit olimpik, hynë në ndërtesën ku qëndronte ekipi izraelit dhe morën peng atletët. Pesë atletë, gjashtë trajnerë dhe një polic gjerman u vranë në fshatin opimpik ose gjatë përpjekjes së dështuar të shpëtimit. Personat që sulmuan kërkonin nga Izraeli lirimin e të burgosurve palestinezë dhe të dy ekstremistëve të majtë gjermanë, që mbaheshin në burgjet e Gjermanisë.
-
Netanyahu paralajmëron intensifikim të sulmeve ndaj Iranit në ditët në vijim
-
Izraelitët të ndarë shënojnë dyvjetorin e nisjes së luftës në Gazë
-
Numri i të vrarë në Gazë tejkalon shifrën 66,000
-
Liderët botërorë reagojnë për sulmin në Jerusalem
-
Netanyahy zotohet të kapë ata që ndihmuan në sulmin në Jerusalem