Me poezi irlandeze dhe përkrahjen e mijëra njerëzve, presidenti amerikan Joe Biden i ka thënë se Irlanda nuk është vetëm pjesë e historisë së familjes, por edhe shpirtit të tij.
Ai i ka dhënë fund udhëtimit që i ofroi atij një lloj adhurimi, të cilin nuk e ka në SHBA.
Më shumë se 27 mijë persona qëndruan para Katedrales Saint Muredach, e ndërtuar me tullat që i kishte bërë paraardhësi i Bidenit.
Turma ishte aq e madhe sa vazhdimisht ka thënë se nuk donte të largohej.
Në Amerikë, përkrahja për Bidenin është në pikën më të ulët qëkur fitoi zgjedhjet presidenciale. Madje, disa demokratë kanë thënë se ai nuk duhet të garojë për mandatin e dytë.
Në udhëtimet e tij brenda SHBA-së Bideni shpesh tubon qindra njerëz, por përkrahja që kishte në Irlandë gjatë kësaj jave nuk krahasohet. Ani pse Bideni zyrtarisht nuk e ka nisur fushatën presidenciale për vitin 2024, fjalimi i tij në Irlandë kishte ndjesi të fushatës.
Gjatë javës, ai është takuar edhe me liderët e Irlandës Veriore për të shënuar 25-vjetorin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë që i dha fund dhunës sektariane.