Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni merr në Irlandë përkrahjen që nuk e ka në SHBA

Joe Biden - SHBA

Me poezi irlandeze dhe përkrahjen e mijëra njerëzve, presidenti amerikan Joe Biden i ka thënë se Irlanda nuk është vetëm pjesë e historisë së familjes, por edhe shpirtit të tij.

Ai i ka dhënë fund udhëtimit që i ofroi atij një lloj përkrahjeje, të cilën nuk e ka në SHBA.

Më shumë se 27 mijë persona qëndruan para Katedrales Saint Muredach, e ndërtuar me tullat që i kishte bërë paraardhësi i Bidenit.

Turma ishte aq e madhe sa Bideni vazhdimisht ka thënë se nuk donte të largohej.

“E vërteta është se të jem këtu, e di se doni të thoni, është sikur të kthehesh në shtëpi. Njëmend është. Gjatë viteve, rrëfimet nga ky vend janë bërë pjesë e shpirtit time dhe familjes”, ka thënë ai.

Në Amerikë, përkrahja për Bidenin është në pikën më të ulët qëkur fitoi zgjedhjet presidenciale. Madje, disa demokratë kanë thënë se ai nuk duhet të garojë për mandatin e dytë.

Në udhëtimet e tij brenda SHBA-së Bideni shpesh tubon qindra njerëz, por përkrahja që kishte në Irlandë gjatë kësaj jave nuk krahasohet.

Edhe Përkrahjen që nuk e ka në SHBA, Bideni e gjeti në Irlandë Botë Përkrahjen që nuk e ka në SHBA, Bideni e gjeti në Irlandë

Ani pse Bideni zyrtarisht nuk e ka nisur fushatën presidenciale për vitin 2024, fjalimi i tij në Irlandë kishte ndjesi të fushatës.

“Kurrë nuk kam qenë më optimist dhe këtë e kam bërë për një kohë të gjatë. Kurrë nuk kam qenë më optimist se çfarë mund të arrijmë nëse qëndrojmë bashkë, u përmbahemi vlerave tona. Është kohë me mundësi të pafundme dhe të bashkuar nga historia, trashëgimia e shpresa, dhe krejt i kemi bërë me kurajë, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë”, ka thënë ai.

Gjatë javës, ai është takuar edhe me liderët e Irlandës Veriore për të shënuar 25-vjetorin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë që i dha fund dhunës sektariane.