Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përkeqësohet situata në Bregun e pushtuar Perëndimor

Gaza

Ilustrim

Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë bombarduar disa caqe në veri dhe qendër të Gazës.

Dhjetëra raketa kanë goditur ndërtesat vetëm pak orë pasi militantët palestinezë sulmuan me raketa në jug të Izraelit si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e dhjetë palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Izraeli ka njoftuar se militantët palestinezë goditën jugun e vendit me gjashtë raketa, të cilat u lëshuan nga Rripi i Gazës.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhej se cak i sulmeve me raketa ishin fabrika për prodhimin e armëve dhe një bazë ushtarake që i përkiste grupit militant të Hamasit.

Ndërkaq, në mesin e të vrarëve në bastisjet e së mërkurës ishin edhe dy të moshuar dhe një adoleshent.

Disa grupe militante palestineze kanë thënë se gjashtë prej të vrarëve ishin pjesë të tyre.

Edhe Izraeli kryen sërish sulme në Gazë Botë 8 muaj më parë Izraeli kryen sërish sulme në Gazë

Që prej fillimit të vitit 2023, Izraeli ka shpeshtuar bastisjet në Bregun Perëndimor.

Javë më parë u vranë shtatë palestinezë, të cilët ishin pjesë të grupeve militante.

Ndërkaq nga sulmet palestineze gjatë vitit 2023 kanë vdekur 11 izraelitë.