Zjarret e pakontrolluara të ndihmuara nga erërat e fuqishme dhe temperaturat rekorde, kanë përfshirë perëndimin e Shteteve të Bashkuara, duke kërcënuar shtetet e Washingtonit dhe Kalifornisë.
Zjarrfikësit dhe ekipet emergjente kanë nisur kërkimet për banorët e qytetit të vogël të Maldenit, vetëm një ditë pasi 80 për qind e shtëpive janë djegur së bashku me stacionin policor, stacionin e zjarrfikësve dhe librarinë, transmeton KOHA.
Zjarrit në këtë qytet i ndihmuan edhe erërat që arritën deri në 40 kilometra në orë. Autoritetet kanë trokitur në çdo derë për të kërkuar evakuimin e menjëhershëm.
Në ditët e fundit janë arritur temperaturat rekorde në disa pjesë të Los Angelesit. Termometri ka treguar për temperaturën 49 gradë celsius.