Udhëheqësi i Nagorno-Karabakhut, Arayik Harutyunyan, ka thënë se marrëveshja për armëpushim mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, ishte e pashmangshme.
Këto deklarime ai i ka bërë pak momente pas nënshkrimit të armëpushimit.
Marrëveshja për armëpushim e arritur me ndërmjetësimin e Rusisë, ka ndodhur gjatë së hënës, ku forcat armene dhe azere kanë nënshkruar ndalimin e luftimeve në enklavën e Nagorno-Karabakhut.
Armëpushimi vjen pas gjashtë javësh luftime të rënda. Nga kryeqyteti i Azerbejxhanit kanë thënë se janë marrë në dorë dhjetëra vendbanime.