Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përdhunuesja transgjinore nuk lejohet të vuajë dënimin në burgun e grave

Një grua transgjinore e cila përdhunoi dy gra para se ta ndërronte gjininë, nuk do ta vuajë dënimin në burgun e grave në Skoci.

Isla Bryson ishte dërguar në paraburgim në burgun për gra pasi u dënua për përdhunimet kur ajo ishte burrë me emrin Adam Graham, raportoi BBC.

Bryson vendosi për tranzicionin nga burrë në grua derisa po gjykohej.

Ministrja Nicola Sturgeon ka thënë se Bryson do të largohet nga burgu së shpejti dhe nuk do ta vuajë dënimin në të.

Se ku do ta kryente dënimin, ka qenë subjekt i debatit të nxehtë me shqetësimet për sigurinë e grave të tjera në burg nëse Bryson vendosej aty.

Sturgeon ka thënë se nuk është e mundur që një përdhunues të jetë brenda një burgu grash.