Botë

Përdhunim në tren në Philadelphia, udhëtarët filmojnë pa ndërhyrë

Autoritetet amerikane të rendit kanë njoftuar se burri i paditur për përdhunimin e një gruaje në një tren të shpejtë jashtë Philadelphias kishte ngacmuar atë për më shumë se 40 minuta, derisa udhëtarë të shumtë e kishin xhiruar ngjarjen me telefona, pa ndërhyrë.

Shefi i policisë për Autoritetin e Transportit në Pennsylvania ka thënë gjatë një konference për shtyp se me dhjetëra ndalesa të trenit janë realizuar gjatë abuzimit që përfundoi me përdhunim, në rastin që ka tronditur gjithë Philadelphian. Për më tepër, policia ka specifikuar se as edhe një udhëtar i vetëm i trenit nuk e ka lajmëruar shërbimin policor. Tani policia ka nisur hetimet për të mësuar nëse ndonjë person e ka filmuar gjithë sulmin. Autoritetet e rendit kanë intervenuar vetëm tre minuta pasi janë njoftuar lidhur me rastin nga një nëpunës i autoritetit të transportit, në stacionin e fundit të trenit.