Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, një nga shtyllat kryesore të pushtetit të tij 16-vjeçar, po shpërbëhet me shpejtësi pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, të cilat i dhanë fund sundimit të tij.
Vetëm pak javë pas votimit, ku opozita e qendrës së djathtë e udhëhequr nga Peter Magyari fitoi bindshëm, figura të rëndësishme të disa prej mediave më të njohura pro-Orban janë larguar nga postet e tyre, ndërsa një program kryesor informativ është hequr nga transmetimi, raporton Reuters.
Ndryshimet janë vënë re menjëherë edhe në mediat publike. Toni i raportimeve ndryshoi brenda natës, duke u dhënë më shumë hapësirë zërave të opozitës, madje edhe para se Magyari ta merrte zyrtarisht detyrën.
Në të njëjtën kohë, influencerët dhe analistët pro-Orban pothuajse janë zhdukur nga rrjetet sociale.
Këto konsiderohen si shenjat e para të dobësimit të sistemit mediatik të kontrolluar prej Orbanit, i cili pritet të pësojë ndryshime të mëdha nën qeverinë e re.
Magyar, i cili i ka quajtur mediat publike një “fabrikë gënjeshtrash”, ka premtuar rikthimin e lirisë së medias, hartimin e një ligji të ri për mediat dhe krijimin e një autoriteti të ri mediatik.
Edhe
Merr fund epoka 16-vjeçare e Orbanit, Magyari betohet si kryeministër i Hungarisë
Gjatë qeverisjes së Orbanit, mediat shtetërore ranë gjithnjë e më shumë nën kontrollin e qeverisë, ndërsa ligjet e reja për mediat u përdorën për të kufizuar pavarësinë e tyre. Disa media private u mbyllën ose u morën nën kontroll nga biznesmenë pranë qeverisë.
-
Policia hungareze ngrin asetet dhe llogaritë e manjatit të medias të epokës së Orbanit
-
Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria
-
Merr fund pushteti 16-vjeçar i Orbanit, Magyar fiton zgjedhjet në Hungari
-
“Media publike s’mund të gënjejë”, televizioni shtetëror hungarez ndal transmetimin