Luftanija amerikane “Abraham Lincoln” ka lundruar gjatë javës nga Diego nën komandën e kapitenes Amy Bauernschmidt, gruaja e parë që komandon një transportues atomik në historinë e flotës së Shteteve të Bashkuara. Bauernschmidt, që më parë kishte shërbyer si oficere ekzekutive në të njëjtën luftanije, ka marrë komandën nga kapiteni Walt Slaughter gjatë një ceremonie në gusht.
Sipas një njoftimi të shkruar të ushtrisë amerikane, komandantja e re është shprehur mirënjohëse për detyrën e besuar, por ka thënë se njëherësh është përgjegjësi e madhe të komandojë mbrojtjen e personelit ushtarak amerikan.
Ajo më parë kishte shërbyer si zyrtare komanduese e një skuadroni helikopterësh ushtarakë. Ajo ka më shumë se tre mijë orë fluturime gjatë karrierës së tij, ka raportuar Ushtria amerikane.
-
Irani thotë se ka sulmuar anijen amerikane “USS Abraham Lincoln”
-
Aeroplanmbajtësja amerikane arrin në Lindje të Mesme
-
Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Truman” testohet në Mesdhe
-
Një grua bëhet pjesë e marinës ushtarake amerikane për herë të parë në histori
-
Për herë të parë në histori, Australia vë një grua në krye të ushtrisë