Për herë të parë në histori, në krye të agjencisë policore prestigjoze londineze, Scotland Yard, është zgjedhur një grua.
Bëhet fjalë për Cressida Dick, 56 vjeç, që zëvendëson në këtë detyrë Bernard Hogan Howe, që ndodhet në prag të pensionit, transmeton tch.
Dick kishte qenë në krye të seksionit të Antiterrorit të policisë metropolitane deri në vitin 2014, kur mori një detyrë në Ministrinë e Jashtme.
Sot, ajo është shprehur entuziaste që do të kthehet të punojë “me burrat dhe gratë e mrekullueshme të policisë”.
Dick, vajza e një historianeje dhe një filozofi, është diplomuar në Oksford. Në vitin 2005, kur drejtonte Antiterrorin, ajo u kritikua për vrasjen e një emigranti brazilian të dyshuar si terrorist në metronë e Londrës.
Ngjarja ndodhi dy javë pas atentateve të 7 korrikut të atij viti, por kjo nuk e ndaloi atë të vazhdonte karrierën.
-
Inteligjenca britanike do të udhëhiqet nga një grua për herë të parë në historinë 116-vjeçare
-
Jep dorëheqje kryeministrja e Skocisë
-
Një grua emërohet në krye të Policisë së New Yorkut, për herë të parë në histori
-
Teknologjia forcon sigurinë e grave në rrugë
-
Shefi i policisë britanike jep dorëheqje pas komenteve për sjelljen e grave në rrugë