Pentagoni ka thënë të mërkurën se do të ofrojë të dhëna të rishikuara për Ushtrinë Amerikane “në të ardhmen e afërt” pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë publik ndalesën për individë transgjinorë që të shërbejnë në Ushtrinë Amerikane.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për së afërmi me Shtëpinë e Bardhë për të adresuar udhëzimet e reja të ofruara nga Komandanti Suprem për personat transgjinorë që shërbejnë në Ushtri”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, duke iu referuar të gjitha pyetjeve për komentet e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, raporton Reuters.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se nuk do të lejojë që njerëzit transgjinorë të shërbejnë në Ushtrinë Amerikane, duke cituar “shpenzime të jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarje”, një veprim ky i dënuar nga kritikët si “paragjykim i rëndë” dhe një manovër politike, transmeton Koha.net.
-
Trumpi nënshkruan urdhrin për “riformësim të Ushtrisë”
-
Trumpi pritet të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv që ndalon ushtarët transgjinorë
-
Biden shfuqizon ndalesën e Trumpit për transgjinorët në ushtri
-
Transgjinorët e ushtrisë amerikane padisin Trumpin
-
Trumpi mohon se SHBA-ja po përballet me mungesë armësh