Pensionistët e Maqedonisë kanë mundësi njëmujore që të aplikojnë për pushim falas në banjat e vendit, që ofrohet nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale, bën të ditur Koha.
Kërkesa mund të dorëzohet në zyrat e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor (FSPI) në komunat përkatëse, ku janë bërë gati formularët për aplikim.
Nëse pensionisti merr pension edhe nga ndonjë shtet tjetër, me të cilin Maqedonia ka lidhur marrëveshje, atëherë duhet që të dorëzohet edhe vërtetimi bankar për shumën e pensionit të jashtëm.
Kjo mundësi ofron gjashtë ditë akomodim dhe terapi në banjë, kontrolle mjekësore të patjetërsueshme dhe harxhime rruge, të gjitha këto falas. Kërkesa mund të dorëzohet deri më 16 shkurt.
-
Shteti s’i informon për të drejtën në pension pacientët që s’mund të punojnë shkaku i sëmundjes
-
Qindra pensionistë pa pension shkaku i moslajmërimit, udhëzohen t’i ndjekin rrugët ligjore
-
Ministria e Financave thotë se jo të gjitha kategoritë e pensionistëve janë të liruar nga paraqitja
-
Pension sa për ilaç
-
MF-ja u bën thirrje pensionistëve që të kenë kujdes nga mashtruesit