Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se vendi i tij dhe Koreja Jugore mbeten unike në politikën e tyre ndaj Koresë Veriore, me gjithë një zbutje të qartë aktuale të raporteve ndërmjet dy Koreve.
Pence mbrëmë tha se presidenti jugkorean, Moon Jae-in, është pajtuar për “nevojën për ta vazhduar izolimin e Koresë Veriore në mënyrë ekonomike dhe diplomatike, derisa ajo të tërhiqet nga programi i vet atomik dhe i raketave balistike”, transmeton rel.
Pence dhe Moon kanë biseduar derisa zyrtari i lartë amerikan qëndronte për vizitë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjonçang të Koresë Jugore.
Duke folur para gazetarëve në aeroplanin, Air Force Two, gjatë kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Pence tha se të dy vendet “vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm” dhe t’i koordinojnë përpjekjet kundër Koresë Veriore.
Sipas tij, për një strategji të ngjashme me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore, është e përkushtuar edhe Japonia.
-
Pence: SHBA e hapur për bisedime me Phenianin
-
Zëvendëspresidenti amerikan nuk flet me motrën e diktatorit Kim Jong Un
-
Pence: SHBA do zgjidhje paqësore me Korenë Veriore
-
Pence: Premtim për përgjigje “gjithëpërfshirëse” ndaj Koresë Veriore
-
Pence: Epoka e durimit strategjik me Korenë e Veriut ka përfunduar