Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, tha se delegacioni i saj pati nderin e madh të takohej të shtunën me presidentin e Ukrainës.
Ajo tha se diskutimet u përqendruan rreth “ndihmës humanitare të sigurisë dhe ndihmës ekonomike dhe përfundimisht rindërtimit pas përfundimit të luftës".
Pelosi tha se ajo ishte krenare për të përcjellë “një mesazh uniteti nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, një mesazh vlerësimi nga populli amerikan për udhëheqjen e Zelenskyt dhe admirim për popullin e Ukrainës dhe për guximin e tyre”.
“Me pikëllim të madh vijmë këtu, por me krenari të madhe largohemi me një mirëkuptim më të fortë… për atë që duhet bërë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni do të takohet me Pelosin dhe zyrtarët tjerë që vizituan Ukrainën
-
Zelensky e pret Pelosin në Kiev
-
Zelenskyy do t’iu drejtohet të mërkurën politikanëve amerikanë
-
SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë 14,9 miliardë dollarë për Ukrainën
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës