Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pekini hedh poshtë akuzat për kontrollim të natalitetit të ujgurëve

Kina i ka hedhur poshtë akuzat se Pekini ka vënë masa për kontrollimin e natalitetit në mesin e grave të pakicës myslimane ujgure në vend. Shqetësimet janë ngritur ditë më parë nga Ambasada amerikane në Pekin.

Qeveria kineze megjithatë ngulmon se u ka dhënë dritë jeshile nënave të ujgurëve etnikë që të kthehen, sikur është pretenduar, në “makina të prodhimit të fëmijëve”.

Zëdhënësi i rajonit të Xinjiangut ka deklaruar para gazetarëve se vendimet për kufizim të lindjeve janë marrë prej vetë grave dhe se “asnjë organizatë ose individë nuk mund t’u përzihet” në planet familjare.

Zyrtarët e shtetit komunist insistojnë se shkalla e natalitetit në mesin e ujgurëve nuk dallon prej mesatares së popullsisë tjetër të Xinjiangut.

Por një hulumtim i kryer nga agjencia amerikane AP ka treguar në qershor se Kina ka nisur zbatimin e masave drakonike për kontrollin e lindjeve në mesin e grave ujgure, kazake dhe të pakicave të tjera, duke i shtrënguar që të përdorin kontraceptivë, aborte, si dhe sterilizime.

Artikuj të ngjashëm