Paul Manafort, shefi i dikurshëm i fushatës së presidentit, Donald Trump, u dënua të mërkurën me tre vjet e gjysmë burgim shtesë për akuzat e ngritura në kuadër të hetimeve të Këshilltarit Special, Robert Mueller, rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.
Dënimi i shqiptuar nga gjykatësja e Gjykatës së Qarkut në Washington, Amy Berman Jackson, i shtohet atij të mëhershëm nga një gjykatë tjerët në Virginia javën e kaluar dhe nënkupton se Manaforti në total do të kalojë gjashtë vjet e nëntë muaj prapa grilave, pas heqjes së nëntë muajve që tanimë i ka shërbyer në kuadër të hetimit të rasteve të ngritura kundër tij. Ai ishte dënuar më herët për dy akuza konspiracioni, për të cilat ai ishte deklaruar fajtor në shtator të vitit 2018 dhe që kishin të bënin me shpëlarje parash, lobim të paregjistruar dhe frikësim të dyshuar të dëshmitarëve, transmeton Koha.net.
Gjykatësja Jackson tha se dy vjet e gjysmë të burgimit të tij do të mbahen në të njëjtën kohë me dënimin në Virginia, në kuadër të të cilit ai u dënua me 47 muaj burgim për evazion fiskal dhe mashtrime bankare.
Telashet ligjore të Manafort morën përmasa më të mëdha kur një prokuror i qarkut të Manhattanit ngriti aktakuzë të veçantë ndaj tij, duke e akuzuar për mashtrime me hipoteka banesore dhe krime të tjera në shtetin e New Yorkut.
Manafort tha gjatë gjykimit të së mërkurës se ndjen keqardhje për veprimet e tij, por Jackson më pas i tha se kjo shprehje e pendesës tani është e kotë. Jackson i tha Manafortit se ka gënjyer vazhdimisht dhe ka kryer mashtrime në mënyrë të pandërprerë, teksa nuk ka pasur shpjegim të qëndrueshëm butësinë që kërkoi. “Të thuash ‘më vjen keq, më kapët’ nuk është ndonjë lutje frymëzuese për butës”, i tha Jackson Manadortit.
-
Ish-shefi i fushatës së Trumpit dënohet me burgim
-
Vazhdojnë telashet për ish-shefin e fushatës zgjedhore të presidentit Trump
-
Trump e quan të paligjshëm hetimin e prokurorit Mueller
-
Ish-këshilltari i Trumpit dënohet me katër muaj burgim e mijëra dollarë gjobë
-
SHBA-ja thotë se Rusisë iu dhanë të dhënat e sondazheve të fushatës së Trumpit në 2016