Me mijëra persona të zhvendosur nga zjarri më shkatërrues i Kalifornisë, përfshirë me qindra që po jetojnë në tenda dhe vetura, do të përballen me të reshura të ashpra javëve në vijim që mund të sjellin edhe përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje të dheut.
Së paku 300 persona që u larguan nga Camp Fire u strehuan të premten në parkingun e marketit Walmart në Chico, raporton Reuters.
Më shumë se 1,000 persona janë të zhdukur, sipas policisë. Mbetjet e së paku 71 personave janë identifikuar deri më tani, transmeton Koha.net.
Një stuhi shiu parashihet të godasë territorin javën e ardhshme prandaj autoritetet po kërkojnë nga banorët që të largohen nga Walmart-i deri më së largu të dielën pasdite, ka thënë Bryan May, zëdhënës i Zyrës së Kalifornisë për Shërbime Emergjente.
Kodrinat që janë shfarosur nga zjarret rrezikojnë të rrëshqasin kur të fillojnë shirat, thonë ekspertët. Flakët kanë djegur vegjetacionin që mban dheun në vend dhe nuk lejon dheun të zhvendosen në rastet e shirave të rrëmbyeshëm.
-
Dhjetëra-mijëra njerëz të evakuuar nga zjarret në Kaliforni
-
Pamjet nga gjithësia të zjarreve në Kaliforni shpërfaqin përmasat e shkatërrimit
-
Dy fëmijë dhe gjyshja e tyre në mesin e viktimave nga zjarret në Kaliforni
-
Zjarret në Kaliforni, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë
-
Më shumë se 9 mijë banorë të Kalifornisë evakuohen shkaku i përmbytjeve