Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas turit në Lindjen e Mesme, Blinkeni kërkon zgjidhje për luftën Izrael-Hamas edhe në Japoni

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, e ka zhvendosur diplomacinë e tij intensive mbi luftën Izrael-Hamas në Azi, të martën, në bisedimet dyditore në Japoni.

Blinken e ka nisur vizitën me takimin me kryeministrin japonez Fumio Kishida në Tokio.

Konflikti njëmujor në Gaza dhe përpjekjet për të lehtësuar ndikimet e tmerrshme humanitare, të përgjigjes së Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës të Hamasit të 7 tetorit, u vendosën të ishin fokusi kryesor i takimit.

Në Tokio, Blinken dhe ministrat e jashtëm nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia dhe Italia do të kërkojnë zgjidhje të përbashkët për qasjen ndaj luftës Izrael-Hamas që kërcënon të destabilizojë sigurinë, tashmë të lëkundur në Lindjen e Mesme.