Tokio, 3 korrik – Më shumë se 1,1 milion njerëz u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre në ishullin jugor japonez të Kyushu të mërkurën, pas shirave të rrëmbyer që vazhdojnë në rajon.
Autoritetet lokale lëshuan një urdhër evakuimi për më shumë se 1,1 milion banorë në prefekturat Miyazaki dhe Kagoshima, përcjell atsh raportimin e DPA-së.
“Ka qenë një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha në një konferencë shtypi guvernatori i Kagoshimas, Satoshi Mitazono.
”Shërbimet lokale të trenave janë pezulluar dhe vonuar për shkak të motit të keq”, thanë autoritetet.
Më shumë se 80 milimetra shi në orë ranë në disa zona.
Artikuj të ngjashëm
-
Përmbytje e rrëshqitje dheu në Japoni, mbi 360 mijë persona këshillohen të evakuohen
-
Japonia urdhëron evakuime masive për shkak të rrezikut nga përmbytjet
-
Vërshimet në Japoni: Gati dy milionë banorëve u thuhet të evakuohen
-
Shirat e dendura përfshijnë Japoninë, qindra mijë të evakuuar
-
Stuhia Krosa niset drejt brigjeve të Japonisë