“Kohërat e koronës nuk kanë marrë fund”, ka thënë ajo gjatë fjalimit rreth njëorësh. “Përballemi me sfida të reja dhe të vazhdueshme në një botë që po rimëkëmbet dhe po thyhet jo barabar. Andaj s’ka dilemë, viti i ardhshëm do të jetë një tjetër test për karakterin. Por besoj se pikërisht kur viheni përpara testeve të këtilla shpirti juaj – shpirti juaj – përnjëmend shkëlqen nëpërmes”
Liderja e Bashkimit Evropian e shfrytëzoi të mërkurën adresimin vjetor para Parlamentit për portretizimin e bllokut si një forcë unike që ka lënë prapa supeve përgjigjen e zorshme kundruall pandemisë për të arritur njërën prej shkallëve më të larta të vaksinimit në botë dhe që synon të bëhet një aktor prijës në skenën globale.
Në versionin e BE-së të adresimit amerikan para kombit, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zotuar që ta theksojë unitetin përbrenda klubit 27-anëtarësh, duke e lartësuar “shpirtin luftarak të gjithsecilit prej nesh”. Ky besim përbën një kontrast të thellë prej fillimit të 2021-s, kur blloku ballafaqohej me fushatë të ngathët të vaksinimit kundër COVID-19, e cila shkaktoi ngecje në rimëkëmbjen e saj dhe e la kontinentin të cenueshëm prej një vale tjetër vrastare të infektimeve, ka shkruar të mërkurën e përditshmja amerikane “Washington Post”.
Që atëherë shkalla e vaksinimit në BE është ngritur theksueshëm, duke e tejkaluar madje atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke e mbërritur synimin e bllokut për vaksinimin e 70 për qind të të rriturve në fund të muajit të shkuar. Por “Washington Post” shkruan se sfida të shumta ende mbesin, veçanërisht në vendet e Evropës Jugore, si Bullgaria dhe Rumania, ku vetëm 18 dhe respektivisht 27 për qind e popullsisë janë vaksinuar tërësisht, në shpërputhjen që Von der Leyeni e përshkroi si “divergjencë shqetësuese”.
“Kohërat e koronës nuk kanë marrë fund”, ka thënë ajo gjatë fjalimit rreth njëorësh. “Përballemi me sfida të reja dhe të vazhdueshme në një botë që po rimëkëmbet dhe po thyhet jo barabar. Andaj s’ka dilemë, viti i ardhshëm do të jetë një tjetër test për karakterin. Por besoj se pikërisht kur viheni përpara testeve të këtilla shpirti juaj – shpirti juaj – përnjëmend shkëlqen nëpërmes”.
“Adresimi, i cili mbahet në dhomën zyrtare të PE-së në Strasburg të Francës rëndom përfshin një mori propozimesh, samitesh dhe task-forcash. Por mund njashtu të shërbejë si mundësi që Komisioni ta promovojë rolin e tij në udhëheqjen e BE-së, nëpërmjet numërimit të arritjeve si në fushën e vaksinimit”, ka thënë për “Washington Post” Rosa Balfour, drejtoreshë e Zyrës në Bruksel për organizatën “Carnegie Endowment for International Peace”.
Edhe
Von der Leyen: Një Evropë e pavarur është një Evropë e fortë
Fjalimi i sivjetmë është mbajtur pikërisht një muaj qëkur luftëtarët talebanë kanë marrë kontrollin mbi kryeqytetin afgan dhe kanë nxitur rishikimin serioz të ndikimit gjeopolitik të BE-së, veçmas për çështjen ushtarake. Në këtë aspekt Leyen ka mbështetur thirrjet për krijimin e një force të vendosjes së shpejtë prej 5.000 pjesëtarësh, por ka kritikuar bllokun për “mungesë të vullnetit politik” që e ka paralizuar iniciativën e mbrojtjes së përbashkët.
“Evropa mundet – dhe pa dyshim do të duhej – që të jetë në gjendje dhe e gatshme që të bëjë më tepër për vetveten”, ka theksuar ajo, raporton WP.