Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny është liruar nga burgu dhe përballet me dy akuza.
Navalny postoi sot një koment në Twitter ku njofton përkrahësit e tij se është liruar por përballet me akuzën për organizimin e një aktiviteti pa leje si dhe për rezistencë ndaj policisë.
Navalny u arrestua dje në Sheshin Pushkin të Moskës, gjatë protestave që shoqëruan ceremonitë e inaugurimit të Vladimir Putinit për një mandat të katërt presidencial.
Mbi 1300 protestues u arrestuan në të gjithë Rusinë.
Policia ndaloi për pak orë edhe gazetarin Aleksei Aleksandrov, i cili punon për një emision lajmesh që realizohet në bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë/ Radio Liria. Ai njofton se policia po godiste me shkelma e po shtynte gazetarët. Ai thotë se nuk ka parë në protesta të mëparshme të udhëhequra nga Navalny një reagim kaq agresiv nga policia.
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Kremlini akuzon Armeninë se i ka ofruar Zelenskyt platformë “anti-ruse”
-
Shpërthejnë protestat, mbyllet përkohësisht Pavijoni i Rusisë në Bienalen e Venecias
-
Rusia u kërkon vendeve evropiane prova për akuzat se ka vrarë Navalnyn
-
Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë