Gjermania do të angazhojë policë shtesë për t’i mbrojtur xhamitë, stacionet hekurudhore dhe aeroportet shkaku i rrezikut “tejet të madh” nga e djathta ekstreme pas vrasjeve në Hanau, ka thënë ministri i Brendshëm i këtij shteti.
Horst Seehofer ka thënë se ai kishte arritur marrëveshje me liderët rajonalë rreth këtyre masave, si mënyrë për të parandaluar sulme të ngjashme, raporton “Reuters”, transmeton Koha.net.
Prokurorët thonë se sulmuesi ishte “thellësisht racist”.
Nëntë persona mbetën të vrarë në shisha baret në Hanau, të mërkuren.
“Rreziku nga ekstremizmi i së djathtës, anti-semitizmi dhe racizmi është tejet i theksuar”, ka thënë Seehofer. Ai e ka quajtur këtë gjë “rrezikun më të madh të sigurisë me të cilin përballet Gjermania”.
Masakra në Hanau të Gjermanisë, motivi racist dhe rreziku nga neonazistët: Çfarë dihet deri më tani
-
Gjermania me pako masash për luftimin e rritjes së ekstremit të djathtë
-
Gjermania e shqetësuar nga përhapja e neonazizmit
-
Gjermania e shqetësuar për rritjen e shkallës së krimeve nga e djathta ekstreme
-
Mijëra policë planifikojnë t’i ndjekin shkelësit e rregullave antiCOVID në Gjermani
-
Karnavalet në Gjermani shoqërohen me thirrje kundër dhunës