Koronavirusi është gjetur edhe në dy ferma visonësh në Greqi. Një zyrtar i ministrisë së Bujqësisë ka deklaruar se virusi i gjetur në visonë, është i njëjtë me atë që ishte hasur tek njeriu.
Punëtorët në një nga fermat në rajonin verior të Kozanit kishin rezultuar pozitivë me COVID-19, derisa 2 mijë e 500 visonë pritet të mbyten.
Koronavirusi i përhapur tek visonët fillimisht ishte parë në Danimarkë, ku në rreth 17 milionë të tillë, është gjetur mutacioni i njëjtë. Një pjesë e madhe e tyre është mbytur nga ekspertët nën arsyetimin se përhapja e koronavirusit po ndodhë për shkak të tyre, shkruan Reuters.
Numri i visonëve në Greqi llogaritet në qindra-mijëra ndërsa eksportet e leshit sjellin rreth 60-70 milionë euro në vit. Prodhimi i gëzofit është një nga industritë më të rëndësishme në rajonin e Kozanit dhe Kastorisë, aty ku ndodhen dy fermat e prekura me COVID-19.
-
Koronavirusi haset edhe në një fermë visonësh në Francë
-
Rusia po mendon t’i vaksinojë visonët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit
-
Më tepër se 15 mijë visonë kanë ngordhur në SHBA si pasojë e koronavirusit
-
Qeveria holandeze njofton për rastin e dytë të bartjes së koronavirusit nga vizoni te një njeri
-
Kryeministrja daneze kritikohet për mbytjen e miliona vizonëve gjatë pandemisë