Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Më tepër se 15 mijë visonë kanë ngordhur në SHBA si pasojë e koronavirusit

Më tepër se 15 mijë visonë kanë ngordhur në SHBA si pasojë e koronavirusit që nga gushti, dhe autoritetet kanë thënë se po mbajnë dhjetëra femra në karantinë ndërsa po hetojnë rastet, është njoftuar nga zyrtarët agrokulturor të shtetit, raporton agjencia Reuters.

Autoritetet botërore të shëndetësisë po i shohin kafshët si rrezik potencial për njerëzit pasi Danimarka javën e kaluar ka shpalosur planin për të eliminuar mbi 17 milionë visonë, duke thënë se një mutacion i koronavirusit mund të bartet te njerëzit dhe që vaksina e ardhshme për COVID-19 të mos ketë efikasitet.

Shtetet në SHBA si Utah, Wisconsin dhe Michigan – ku kanë ngordhur visonët – kanë thënë se nuk e kanë në plan të asgjësojnë kafshët dhe se po monitorojnë situatën në Danimarkë.

“Ne besojmë se duke futur në karantinë fermat në fjalë, e implementuar masa më strikte të biosigurisë do të kenë sukses në kontrollimin e SARS-CoV2 në këto lokacione”, është thënë nga Departamenti i Agrikulturës i SHBA-së.