Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka thënë në një intervistë për CNN se zyrtarët izraelitë e kishin informuar se uji ishte lëshuar përsëri në Rripin e Gazës.
Izraeli ndërpreu ujin në Gaza pasi Hamasi nisi sulm të befasishëm fundjavën e kaluar, duke vrarë qindra izraelitë dhe duke marrë peng dhjetëra të tjerë.
Palestinezët po luftojnë prej ditësh me mungesën e ujit, ushqimit dhe energjisë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë shënjestruar prej ditësh objektiva në Rripin e Gazës, duke vrarë numër të madh civilësh.
Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se vendimi për lëshimin e ujit ishte rënë dakord mes kryeministrit të vendit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Joe Biden.
Vendimi për të lëshuar ujin në pika të caktuara është “në përputhje me politikën e Izraelit” në Gaza, ka thënë Katz.
-
Izraeli bombardon Gazën, mbi 120 të vdekur vetëm në 24 orët e fundit
-
Izraeli ndërpret furnizimin e Gazës me energji elektrike
-
SHBA-ja optimiste për armëpushim. Izraeli intensifikon sulmet në Gaza
-
Bisedimet e armëpushimit pritet të rifillojnë këtë javë pasi Hamasi ka zbutur kërkesat
-
Bideni thotë se Netanyahu mund të jetë duke e zgjatur luftën në Gaza për arsye politike