Ambasadori i ri i SHBA-së në BE, Gordon Sondland, prezantoi dje kredencialet pranë institucioneve europiane në Bruksel, rreth 18 muaj pas largimit të paraardhësit të tij nga kryeqyteti europian.
“Sondland mbërriti në Bruksel më 8 korrik dhe paraqiti kredencialet e tij sot në Komisionin Europian dhe tek presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk”, njoftoi dje përmes një komunikata Ambasada e SHBA-së në BE.
“Si ambasador, do të punoj për të përforcuar partneritetin e ngushtë mes BE-së dhe SHBA-së”, premton në profilin e tij “Twitter” Sondland, i cili merr detyrën në një kontekst të tensioneve të forta transatlantike që prej ardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Artikuj të ngjashëm
-
Evropa synon rimëkëmbjen me presidentin e ri amerikan
-
BE-ja ka pritje të mëdha nga presidenti i ri i SHBA-së
-
Ambasadori amerikan në BE akuzohet për sjellje të keqe seksuale
-
Administrata Trump ul statusin diplomatik të BE-së në SHBA
-
Pompeo në Bruksel, për herë të parë në rolin e kryediplomatit të SHBA-së