Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas 11 muajve, Malta regjistron zero raste me COVID-19

Malta nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19 për herë të parë në 11 muaj, ka thënë në një deklaratë ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne. Fearne gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm për të parandaluar shpërthime të reja të COVID-19.

“Sot është dita e parë që vendi nuk ka shënuar asnjë rast me COVID-19 që nga vera e kaluar. Është thelbësore që ne të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm”, shkroi ministri Chris Fearne në Twitter.

Rikujtojmë se Malta ka rihapur baret, kinematë dhe teatrot. Malta regjistroi për herë të fundit zero raste me COVID-19 më 25 korrik, por rastet më pas u rritën gradualisht, duke arritur kulmin në mars me 510 raste.

Ishulli ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë dhe të paktën 75% e tyre kanë marrë të paktën një dozë.

Artikuj të ngjashëm