Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Partia republikane mbledh mijëra njerëz në Stamboll

Mijëra njerëz janë mbledhur të shtunën në Stamboll nën flamurin e partisë kryesore të opozitës, partisë republikane.

Partia republikane e qendrës së majtë, ka thirrur tubimin masiv pas vendimit të gjykatës së apelit që la në fuqi dënimin me burgim të Canan Kaftancioglu, kryetar i një lagjeje të Stambollit, i cili u dënua për kritikat kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë protestave antiqeveritare të vitit 2013.

Kaftancioglu ishte pjesë e tubimit. Mijëra njerëz kanë bërë thirrje për drejtësi dhe ligj. Këtë tubim, partia republikane e shfrytëzoi si formë proteste edhe ndaj krizës ekonomike, inflacionit të lartë dhe autoritarizmit të Erdoganit.

Gjatë fjalimit, kryetari i partisë republikane, Kemal Kiliçdaroglu, u ka bërë thirrje turqve që të mos mbështetin xhelatin e tyre, duke iu referuar presidentit Erdogan.

Ai u ka bërë thirrje përkrahësve që t’i marrin seriozisht kërkesat për demokraci në Turqi.

Kryetari i partisë republikane ka thënë se kriza financiare në Turqi është shkaktuar nga keqmenaxhimi i Qeverisë së Erdoganit.