Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, do ta zgjedhë liderin e i në mesin e janarit, ka thënë sekretari i përgjithshëm sonte, pasi që kongresi i kësaj partie i paraparë të mbahet më 4 dhjetor është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit, raporton agjencia Reuters.
Vendimi i të hënës për të shtyrë zgjedhjen e liderit të ri ka quar te përçarje brenda partisë, ku njëri kandidat – Friedrich Merz – ka akuzuar disa në CDU se po e kundërshtojnë atë për këtë punë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre kandidatët për liderë të partisë – Merz, Armin Laschet dhe Norbert Roettgen – janë pajtuar të mbahet kongresin në mesin e janarit, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak në Twitter.
“Uniteti në CDU është i rëndësishëm për Gjermaninë, veçanërisht në këto kohë të vështira”, ka shtuar Ziemiak.