Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Partia Demokratike mban pushtetin në Kroaci

Andrej Plenkoviq, Twitter

Partia Demokratike Kroate e kryeministrit Andrej Plenkoviq pritet të fitojë 61 ulëse në Parlamentin me 151 ulëse në Kroaci, sipas exit-pollit të kryer nga transmetuesi publik kroat “HRT”.

Siç raporton “AP”, Partia Socialdemokrate pritet të fitojë 44 ulëse, ndërsa në vend të tretë do të jetë Lëvizja e këngëtarit Miroslav Skoro me 16 ulëse.

Rezultatet zyrtare pritet të dalin më vonë të dielën. Nëse zyrtarizohen projeksionet e exit-pollit, konservatorët pritet të formojnë qeveri të re me ndihmën e pak votave nga disa parti të vogla të krahut të djathtë.

Lëvizja e Skoros u formua së fundmi dhe ka marrë popullaritet pavarësisht pikëpamjeve të tij nacionaliste.

Partia besohet se ka marrë vota nga HDZ-ja, që ka dominuar skenën politike në Kroaci që nga pavarësia e saj më 1991.

Artikuj të ngjashëm