Tunizi, 2 shtator – Deputetët tunizianë miratuan sot një qeveri teknokratësh, kabineti i dytë në gjashtë muaj duke përjashtuar mundësinë e një mundësinë e një shpërbërjeje pa i dhënë fund tensioneve politike në demokracinë e re.
Ekipi, i formuar nga ish-ministri i Brendshëm, Hichem Mechichi, përbëhet nga gjyqtarë, universitarë, funksionarë dhe kuadro privat, mori 134 vota nga 217.
“Jam krenar për këtë mbështetje”, deklaroi Mechichi në përfundim të votimit duke shtuar se qeveria mund të avancojë mbi problemet ekonomike, për sa kohë që nuk e gjen veten të kapur në ndonjë tension politik.
Pas një mosmarrëveshjeje mes presidentit Kais Saied, një akademik i ashpër, i pavarur dhe formacioni i frymëzuar nga islamikët Ennahdha, blloku kryesor parlamentar, Saied udhëzoi Mechichin në fund të Korrikut për të krijuar një ekip apolitik, duke përfshirë partitë kryesore.
Por është në mënyrë paradoksale falë Ennahdha dhe aleatëve të tij, përfshirë partinë liberale Qalb Tounès, që Mechichi vjen në pushtet, një kthesë që paralajmëron tensione të reja/ AFP.
-
Kushtetuta e ndryshimit dhe shqetësimit në Tunizi
-
Votuesit i japin presidentit pushtet pothuajse të pakontrolluar në Tunizi
-
Partia tuniziane thotë se nuk do të pranojë marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë
-
MEE: Kryeministri i Tunizisë u rrah për të dhënë dorëheqje
-
Presidenti tunizian zbaton orën policore njëmujore pas puçit