Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parlamenti ka rrëzuar kryeministrin pakistanez, Khan

Opozita pakistaneze ka rrëzuar kryeministrin Imran Khan në mocionin e mosbesimit në orët e hershme të së dielës pasi aleatët e deritanishëm të koalicionit qeveritar kanë mbështetur votimin opozitar.

Ai nuk e kishte as mbështetjen e partisë kryesore të koalicionit. Opozita e kombinuar me përfshirje të spektrit të gjerë politik nga e majta dhe partitë fetare do të formojnë një qeveri të re, me liderin e njërës prej partive më të mëdha politike, Lidhja Myslimane Pakistaneze që do të ketë postin e kryeministrit.

Duke e ditur rezultatin në Parlament, Khani, i cili ka akuzuar opozitën se ka bashkëpunuar e Shtetet e Bashkuara për ta rrëzuar, i ka ftuar mbështetësit e tij që të mblidhen në mbarë vendin për të kontestuar vendimin e deputetëve.

Khani do të mundohet të ruajë momentumin që të mos lejojë krijimin e qeverisë së re ose që ta detyrojë Kuvendin të shpallë gjendje të parakohshme. Partitë më të mëdha opozitare kanë akuzuar Qeverinë e Khanit se ishte zhytur në skandale korrupsioni. Khani i ka hedhur poshtë akuzat.