Athinë, 19 maj – Parlamenti grek miratoi dje në mbrëmje vonë masa të reja shtrënguese prej rreth pesë miliardë eurosh, të kërkuar nga kreditorët, BE dhe FMN, që do t’i hapë rrugën dhënies së një pjesë të huasë ndihmë për vendin, që shpreson gjithashtu edhe në një lehtësim të borxhit.
Nenet kryesore të ligjit që parashikon shkurtime të reja të pensioneve dhe rritje të taksave, u miratuan dje me një maxhorancë të dobët të koalicionit qeverisës, 153 deputetë nga 281 gjithsej, ku 128 votuan kundër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë që gjatë një manifestimi të thërritur nga sindikatat, një grup të rinjsh hodhën kokteje Molotov kundër forcave të policisë, që u përgjigjën me gaz lotsjellës