Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për anëtarësim në NATO, raportoi të martën CNN-i.
Ky miratim u bë pas votimit që rezultoi me shumicë dërmuese pro.
“Parlamenti mbështet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas një votimi 188 pro dhe tetë kundër”, thuhet në llogarinë zyrtare të Parlamentit të Finlandës në Twitter.
Të dielën e 15 majit presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, ka konfirmuar se shteti i tij do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Artikuj të ngjashëm
-
Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit
-
Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Kuvendi miraton anëtarësimin në Bordin e Paqes
-
Finlanda planifikon t’i rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3,2% deri më 2030
-
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s