Parlamenti Evropian (PE) as këtë javë nuk do të votojë për Rezolutën për Maqedoninë.
Përveç rezolutës së Maqedonisë, PE-ja ka refuzuar të votojë edhe për Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe vendet e tjera nga procesi i zgjerimit.
Votimi i rezolutës për këto vende ballkanike u anulua për shkak se ende nuk është rregulluar gjendja politike në këto vende.
Në shkurt të këtij viti, Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) i Europarlamentit me shumicë bindëse e miratoi Rezolutën për Maqedoninë, e cila tani pret konfirmim në seancë plenare të PE-së, në të cilën e konfirmoi rekomandimin e kushtëzuar për hapje të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Parlamenti Evropian kërkon ndaljen e negociatave për pranim të Serbisë në BE
-
Vuçiq: As që na shkon në mendje ta shqyrtojmë rezolutën e PE-së
-
PE-ja me rezolutë do t'i kërkojë Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë
-
BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, shtyhen edhe për Maqedoninë
-
PE kërkon me rezolutë hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut