Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të enjte rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në favor të rezolutës ku kërkohet hapje e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kanë 412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm.
Në rezolutën e votuar këtë të enjte nga PE thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesi do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin. Ndërkohë në rezolutë përmenden reformat që kanë ndërmarrë të dy vendet, si reforma në drejtësi në Shqipëri dhe marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut./vizionplus
Artikuj të ngjashëm
-
BE: Javën e ardhshme nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
-
Këshilli Evropian vendos të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim
-
Ministrat miratojnë nisjen e bisedimeve evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
-
Vendet e BE-së pajtohen për negociatat “me shumë kushte” me Shqipërinë
-
PE: Është gabim strategjik mos hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin