Shumica e deputetëve të Parlamentit britanik kanë refuzuar marrëveshjen e tërheqjes nga Bashkimi Evropian të propozuar nga kryeministrja Theresa May, raporton BBC.
Qeveria ka humbur në votimin parlamentar me 344 vota kundër dhe 286 pro.
Ky votim nënkupton se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tërhiqet nga Bashkimi Evropian sipas afatit të fundit dhe duhet të shtyjë procesin deri më 22 maj me shpresë se deri atëherë do të arrihet marrëveshje, transmeton "Koha Ditore".
Kryeministrja May ka thënë se Mbretëria e Bashkuara do të duhej të gjente “një zgjidhje alternative”, që “pothuajse është e sigurt” se do të përfshijë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare evropiane.
May tani ka afat deri më 12 prill që të kërkojë shtyrje të afatit për të vazhduar procesin e negociatave për të shmangur daljen pa marrëveshje nga blloku evropian.
-
Si e ndryshon Britania kryeministrin pa zgjedhje të përgjithshme?
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë dhe si kryetar i Partisë Laburiste
-
Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik
-
Starmeri vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e qeverisjes