Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paralajmërimi i ashpër i Bidenit më 2021 “nëse Navalny do të vdiste”

Presidenti rus Vladimir Putin mund të përballet me pasoja shkatërruese pas vdekjes së liderit të opozitës Alexei Navalny në një burg rus pranë Rrethit Arktik të premten.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, paralajmëroi liderin rus në qershor të vitit 2021 se ai do të përballet me pasoja nëse Navalny vdes në burg. Edhe pse Bideni nuk specifikoi në atë kohë se cilat do të ishin pasojat, presidenti amerikan ka thënë se e paralajmëroi Putinin gjatë takimit të tyre në Gjenevë më 16 qershor të atij viti.

“Ia bëra të qartë se pasojat e kësaj do të ishin shkatërruese për Rusinë”, ka thënë Biden.

Biden e tha këtë përpara pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt 2022. Që nga pushtimi, SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë ka thënë të premten se Navalny, i cili ka qenë në burg për mashtrim dhe përbuzje të akuzave gjyqësore që nga shkurti i vitit 2021, nuk u ndje mirë pas ecjes, “menjëherë humbi vetëdijen” dhe vdiq pak më vonë.

Sipas tyre, është bërë përpjekje për ta shpëtuar, por nuk është arritur.

Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Navalny u trajtua në spital pasi u ankua për kequshqyerje dhe probleme të tjera që rrjedhin nga abuzimi që dyshohet se i është bërë në brug.

Shërbimet ruse të sigurisë e helmuan Navalnyn në vitin 2020. Ai u sëmur gjatë një fluturimi për në Moskë dhe ra në koma.

Navalny u transferua në Berlin për trajtim, por pas kthimit të tij në Rusi në janar 2021, u arrestua dhe u akuzua për shkelje të lirimit me kusht. Pas kësaj, Navalny mori disa dënime të tjera burgimi me më shumë se 30 vjet.

Artikuj të ngjashëm