Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parajsa e Afganistanit në kaos

Nuk është hera e parë që Lugina dramatike dhe imponuese Panjshir ka qenë një pikë ndezjeje në historinë e trazuar të Afganistanit - duke qenë një bastion kundër forcave sovjetike në vitet 1980 dhe talebanëve në vitet '90, shkruan BBC-ja. Grupi që ende po mbahet atje - Fronti i Rezistencës Kombëtare të Afganistanit (NRF) - kohët e fundit ia kujtoi botës fuqinë e luginës

Disa mijëra luftëtarë antitalebanë raportohet se po luftojnë kundër talebanëve në një luginë të largët me një hyrje të ngushtë - pak më shumë se 30 kilometra nga kryeqyteti Kabul.

Nuk është hera e parë që Lugina dramatike dhe imponuese Panjshir ka qenë një pikë ndezjeje në historinë e trazuar të Afganistanit - duke qenë një bastion kundër forcave sovjetike në vitet 1980, dhe talebanëve në vitet '90, shkruan BBC-ja.

Grupi që ende po mbahet atje - Fronti i Rezistencës Kombëtare të Afganistanit (NRF) - kohët e fundit ia kujtoi botës fuqinë e luginës.

Trimat që gjunjëzuan Ushtrinë e Kuqe

"Ushtria e Kuqe, me fuqinë e saj, nuk ishte në gjendje të na mposhtte ... Dhe talebanët gjithashtu 25 vjet më parë ... ata u përpoqën të merrnin luginën dhe dështuan, u përballën me një humbje dërrmuese", thekson Ali Nazary, shef i marrëdhënieve me jashtë i NRF-së, raporton BBC.

Edhe Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar Botë 1 muaj më parë Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar

Lugina e gjatë, e thellë dhe me pluhur shtrihet rreth 120 kilometra - në veri të kryeqytetit afgan, Kabul. Ajo mbrohet nga majat e larta malore – duket rreth tre mijë metra lartësi. Ato janë një barrierë imponuese natyrore - mbrojtje për njerëzit që jetojnë atje.

Ka vetëm një rrugë të ngushtë, e cila gjarpëron midis daljeve të mëdha shkëmbore dhe lumit gjarpërues Panjshir, përshkruan televizioni britanik.

"Ka një aspekt mitik në të gjithë zonën. Nuk është vetëm një luginë. Sapo të hyni në të, të paktën 21 nënlugina të tjera janë të lidhura", thotë Shakib Sharifi, i cili jetoi atje si fëmijë, por u largua nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin.

Image

BBC-ja tregon se në skajin më të largët të luginës kryesore, një shteg të çon deri në Qafën Anjoman 4.430 metra dhe zgjatet më tej në lindje në malet Hindu Kush. Ushtritë e Aleksandrit të Madh dhe Tamerlanet - i fundit nga pushtuesit nomadë të mëdhenj të Azisë Qendrore - të dy kaluan në këtë mënyrë.

"Historikisht, Lugina Panjshir ishte gjithashtu e njohur për minierat - përfshirë bizhuteritë gjysmë të çmuara", thotë Elisabeth Leake, profesoreshë e asociuar e historisë ndërkombëtare në Universitetin e Leeds.

Sot lugina ka diga hidroelektrike dhe një fermë me erë. SHBA-ja ndihmoi ndërtimin e rrugëve dhe një kullë radioje që merr sinjale nga Kabuli. Ish-baza ajrore amerikane në Bagram - e ndërtuar fillimisht nga sovjetikët në vitet 1950 - është gjithashtu një distancë e shkurtër nga gryka e luginës.

Njerëz të guximshëm

Sipas dr. Giustozzi, ka "ndoshta qindra" lugina të ngjashme në Afganistan. Por është afërsia e luginës me rrugën kryesore në veri nga Kabuli që "ia jep asaj një rëndësi të madhe strategjike".

Hyrja e luginës nuk është larg nga vendi ku autostrada kryesore nga Kabuli lë rrafshin e sheshtë dhe ngrihet lart në male drejt Qafës Salang - një tunel që çon trafikun në qytetet veriore Kunduz dhe Mazar-i-Sharif.

Sharifi thotë se rëndësia e Panjshirit është një kombinim i fuqishëm faktorësh.

"Nuk është vetëm për shkak të dhjetëra pozicioneve luftarake të largëta në luginë, nuk është vetëm për shkak të gjeografisë malore, nuk është vetëm për shkak të krenarisë së madhe që bëjnë njerëzit e Panjshirit. Është gjithçka. Individualisht, këta faktorë mund të vlejnë për shumë vende në Afganistan", ka theksuar për BBC-në.

Në këtë ngërç të fundit lugina besohet të jetë gjithashtu shtëpi për magazina të mëdha armësh. Luftëtarët e vendosur në luginë duhej të ishin shpërndarë gjatë 20 vjetëve të fundit dhe të dorëzonin armët. "Por ka akoma magazina atje", thotë dr. Giustozzi.

"Zyrtarët afganë me lidhje me Panjshir gjithashtu transferuan më shumë armë atje, sepse ishin të shqetësuar për shkak të presidentëve Karzai dhe Ghani, por në fund të fundit ishin talebanët për të cilët duhej të shqetësoheshin".

Njeriu që drejton forcën antitalebane në luginë është 32-vjeçari Ahmad Massoud - djali i udhëheqësit të respektuar të rezistencës nga vitet 1980 dhe '90, Ahmad Shah Massoud.

Massoud ka thënë se luftëtarët e tij kanë mbështetje ushtarake nga anëtarët e ushtrisë afgane dhe forcat speciale.

Edhe Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira Botë 2 muaj më parë Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira

"Ne kemi dyqane municionesh dhe armësh që i kemi mbledhur me durim që nga koha e babait tim, sepse e dinim që kjo ditë mund të vinte", shkroi ai në një opinion së fundi për “Washington Post”.

“Luani i Punjshirit”

Babai i tij, i mbiquajtur "Luani i Panjshirit", ishte një komandant muxhahidin që pengoi forcat sovjetike dhe talebanë. Vetë Panjshiri do të thotë "pesë luanë".

Djali i një gjenerali të ushtrisë afgane, Ahmad Shah Massoud, lindi në luginë. Portreti i tij ende mund të gjendet në shumë vende në të gjithë provincën Panjshir dhe në Kabul - nga monumentet deri te tabelat dhe dritaret e dyqaneve.

Për shkak të tij lugina Panjshir u bë një qendër e rezistencës antikomuniste, pasi Partia Demokratike Popullore e Afganistanit (PDPA) fitoi pushtetin më 1978 - dhe Bashkimi Sovjetik hyri me forca një vit më vonë.

Image

"Ai u bë fytyra publike e rezistencës në luftën sovjeto-afgane”, thotë profesoresha Elisabeth Leake nga Universiteti Leeds. "Ai kishte karizëm dhe u angazhua në mënyrë aktive me mediat perëndimore. Ai ishte gjithashtu një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës me të cilët sovjetikët ishin të gatshëm të negocionin - gjë që e bëri atë kaq domethënës”.

Për atë kohë, thotë dr. Giustozzi, Massoud ishte i ndryshëm nga udhëheqësit e tjerë rebelë. "Ai ishte i arsimuar, mund të fliste frëngjisht, fliste butë dhe ishte simpatik. Komandantët e tjerë u shfaqën si të ashpër, analfabetë”, shton ai për BBC-në.

Ai u vra në 2001 nga grupi terrorist “Al-Qaeda”, dy ditë para se të sulmonte Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, dhe u shpall hero kombëtar nga presidenti Hamid Karzai.

Megjithatë, disa thonë se udhëheqësi muxhahedin ishte një kriminel lufte. Sipas një hetimi të “Human Rights Watch” të vitit 2005, "Ahmad Shah Massoud ishte i përfshirë në shumë abuzime" të kryera nga forcat ushtarake nën komandën e tij gjatë luftërave në Afganistan.

Të pamposhtur

Midis fundit të vitit 1980 dhe 1985, sovjetikët filluan të paktën gjysmë duzinë sulmesh në luginë - në tokë dhe nga ajri. Luftëtarët rusë kishin pak përvojë në terren dhe shpesh liheshin të ekspozuar ndaj pritave.

Sovjetikët "morën një mijë plagë" nga e majta, e djathta dhe qendra - thotë Sharifi. Një burrë - i njohur si z. DHsK sipas emrit të një mitralozi sovjetik që e përdorte - fshihej nën një shkëmb dhe qëlloi mbi ta, por ata nuk mund ta gjenin kurrë "dhe kjo i çmendi".

Ai thotë se disa nga komandantët e tanishëm ishin aty në fund të asaj epoke. "Ata u trajnuan të qëndronin vetëm në postblloqe pa komunikimin e duhur nga selia. Ata dinin si ta prisnin dhe të shkaktonin dhimbje."

Dr. Giustozzi thotë se sovjetikët arritën të siguronin një fortesë në luginë për një kohë - por kjo nuk zgjati shumë.

Edhe “Luftë e hapur”, Pakistani bombardon Kabulin pas përshkallëzimit me Afganistanin Botë 4 muaj më parë “Luftë e hapur”, Pakistani bombardon Kabulin pas përshkallëzimit me Afganistanin

"Rusët nuk mund ta shihnin pikën e qëndrimit dhe mbajtjes së një ushtrie atje dhe kjo ishte një sfidë e madhe", thotë ai. "Ata donin të mbronin autostradën kryesore veri-jug, por luftimet sapo shpërthyen në zona të tjera aty pranë”.

Armët, tanket dhe avionët u lanë të ndryshkeshin në Luginën Panjshir - trashëgimi e fushatave të dështuara ushtarake të sovjetikëve.